Lidhje

Skefer: Statusi i Kosovës të përcaktohet sa më shpejt


Sekretari i Përgjithshëm i Natos, Jap De Hup Skefer, u kërkoi shqiptarëve në Kosovë të tregohen “të duruar” për pavarësinë.

Duke folur pas takimit me Kryeminsitrin Agim Çeku, zoti Skefer tha se fuqitë perëndimore kanë nevojë për më shumë kohë, për të kaluar procesin e pavarësisë përmes Kombeve të Bashkuara.

Zoti Skefer po ashtu paralajmëroi kundër “vonesave të panevojshme”, një referencë kjo për kundërshtimin e Rusisë ndaj planit ndërkombëtar të pavarësisë së mbikqyrur për Kosovën.

Zyrtari i lartë i Natos shkoi në Kosovë nga Ohri, ku mori pjesë në një konferencë sigurie të organizuar nga Këshilli i Partneritetit Euro-Atlantik. Në komentet e tij në takim, zoti Skefer paralajmëroi kundër vonesave të gjata për zgjidhjen e statusit të Kosovës.//iç//

XS
SM
MD
LG