Lidhje

Irak: Fronti Suni njofton se nuk do të marrë pjesë në kabinet


Në Irak, blloku më i madh arab suni në qeverinë e koalicionit njoftoi se nuk do të marrë pjesë në kabinet në shenjë proteste ndaj procedurave ligjore kundër një kolegu të tyre.

Zyrtarët e bllokut, Fronti Suni, njoftuan vendimin sot për të protestuar ndaj urdhër arrestit për ministrin e Kulturës, Asad Kamal al-Hashimi, njëri prej 6 anëtarëve të kabinetit nga ky bllok.

Autoritetet u përpoqën ta arrestonin zotin Hashimi nën akuzat për orgganizimin e një përpjekjeje për vrasjen e një politikani tjetër para 2 vjetësh. Hashimi është fshehur.

Në lajme të tjera, autoritetet ushtarake amerikane në Irak thanë se nga shpërthimi i një bombe dje në anë të rrugës humbën jetën 5 ushtarë amerikanë në pjesën jugore të Bagdatit.

Zyrtarët thanë se u plagosën edhe 7 ushtarë të tjerë amerikanë. Gjithashtu, ushtria amerikane njoftoi se 3 terroristë të dyshuar dhe 26 të tjerë u ndaluan në operacionet e sotme në mbarë Irakun. Zyrtarët thanë se sulmet kishin në objektiv udhëheqës të lartë të al-Kaidës në Irak dhe rrjete bombarduese.//iç//

XS
SM
MD
LG