Lidhje

Policia britanike parandalon një sulm terrorist në qendër të Londrës


Policia britanike shmangu një sulm terrorist në qendër të Londrës, i cili mund të kishte patur pasoja shkatërrimtare. Policia zbuloi dje dy makina të mbushura me bidona me benzinë, propan dhe gozhdë.

Shefi i policisë antiterroriste të Londrës, Peter Clarke, tha se makina e parë bombë u gjat pranë një klubi nate plot me njerëz në lagjen e teatrove të Londrës menjëherë pas mesnate.

Zoti Clarke tha se po të kishte shpërthyer, ajo do të kishte shkaktuar viktima të shumta. Disa orë më vonë, një makinë e dytë e parkuar në mënyrë të parregullt aty pranë, u lëviz nga policia dhe u çua në afërsi të Hyde Parkut, ku u zbulua se edhe aty kishte patur bidona me karburant dhe gozhdë.

Policia tha se ishte e qartë se dy incidentet janë të lidhur me njëri-tjetrin. Trafiku në disa pjesë të Londrës perëndimore u pezullua pasi hetuesit bllokuan rrugët për të marrë informacione rreth automjeteve në fjalë.

Kryeministri britanik, Gordon Brown thirri një takim emergjence të anëtarëve të kabinetit që përgjigjen për çështjet e sigurisë.//ii

XS
SM
MD
LG