Lidhje

Siria kundër emërimit të Bler si i dërguar për Lindjen e Mesme


Një gazetë shtetërore siriane po e kritikon me forcë emërimin e ish-kryeministrit Tony Blair si i dërguari ndërkombëtar në Lindjen e Mesme. Gazeta Siriane Tishrin thoshte sot në një koment se ish-kryeministri është një njeri pro-luftës dhe nuk mund të shërbejë si avokat i paqes.

Në editorial akuzohet zoti Blair se kishte marrë vendimin për sanksione dhe izolim të Sirisë dhe kritikohet për lidhjet e tij me Presidentin Bush dhe mbështetjen për luftën në Irak.

Sapo përfundoi detyrën të mërkurën si kryeministër, zoti Blair u emërua si i dërguar i posaçëm i katërshes ndërkombëtare të ndërmjetësve për paqen në Lindjen e Mesme, ku përfshihen Bashkimi Evropian, Rusia, Kombet e Bashkuara dhe Shtetet e Bashkuara./al/

XS
SM
MD
LG