Lidhje

70 vjetori i zhdukjes së aviatores amerikane Amelia Earhart


Më dy korrik është 70 vjetori i një prej ngjarrjeve më të pashpjegueshme të shekullit 20. Më dy korrik 1937, aviatorja e njohur Amelia Earhart u zhduk pa lënë gjurmë.

Vizitorët në muzeun kombëtar të hapësirës në Uashington vazhdojnë të kërkojnë të dhëna rreth Amelia Earhartit. 70 vjet pas zhdukjes së saj, Earhart vazhdon të shikohet si pilotja më e famshme në botë, thotë Dorothi Kokran, punonjëse e muzeut.

“Zhdukja e saj ndihmon që ajo të mos harrohet”

Në periudhën e artë të aviacionit kur burra si Çarls Lindberg thyenin rekorde dhe zinin vend në titujt e lajmeve, Amelia Earhart tregoi se ajo mund të konkuronte njësoj si burrat në këtë fushë. 5 vjet pasi Lindberg kreu fluturimin e tij të parë vetëm duke kaluar oqeanin Atlantik, Earhart bëri të njëjtën gjë në Lockheed Vega.

“Amelia u bë gruaja e parë aviatore që kaloi e vetme oqeanin Atlantik më 1932. Ajo ishte gjithashtu personi i dytë që e bënte këtë pas Çarls Lindbergut që e kishte kaluar Atlantikun më 1927. Ajo ishte një pionere për gratë dhe një pionere në sferën e aviacionit. Ajo ishte personi i parë që fluturoi nga Havai në Kaliforni vetëm”.

Më 1937, 6 vjet pasi Wiley Post fluturoi rreth botës, Earhart u përgatit të bëhej gruaja e parë që fluturonte rreth botës.

“Ajo donte që ky fluturim të ishte rekordi i saj i fundit i madh në fushën e eksplorimeve. Ajo kishte një aeroplan të ri, Lockheed Elektra, i pajisur me teknologji të re për atë kohë. Ky fluturim rreth botës bëhej pas fluturimit që ajo kishte kryer rreth ekuadorit që është rruga më e gjatë ajrore rreth globit.”

Earhart dhe piloti i saj Fred Noonan kishin kryer 46 mijë kilometra udhëtim me ndalesa dhe u kishin mbetur vetëm dy ndalesa të tjera për të bërë. Ata po fluturonin nga Lae e Guinesë së re për në ishillin Howland, një distancë prej 4100 kilometrash. AnijA e rojes bregdetare amerikane, Iaska ishte ankoruar në bregun e ishullit për ta udhëzuar aeroplanin gjatë uljes.

“Mesazhi i fundit që Emelia i transmetoi me radio anijes ishte: Ndodhem pranë ju. Jam shumë afër për nuk mundem t’ju shikoj. Edhe sinjalet ishin të forta, shenjë e qartë se ajo ishte pranë ishullit Howland por nuk mund ta shihte.”

Pas një kërkimi masiv, aeroplani dhe ekuipazhi i saj u shpallën të humbur në oqean. Thuajse menjëherë, njerëzit filluan të spekullonin se çfarë mund të kishte ndodhur.

“Kjo ngjarje vazhdojnë të jetë edhe sot e kësaj dite një nga misteret më të mëdha të botës. Të gjitha zonat ku Emelia kishte thënë se e kishte ulur aeroplanin janë eksloruar. Pra nëse do të gjenim diçka kjo do të jetë në fund të oqeanit jo shumë larg nga ishulli Howland”

Derisa diçka konkrete të gjendet, zhdukja e Amelia Earhartit, për shumë vetë do të vazhdojë te mbetet një mister./al/
XS
SM
MD
LG