Lidhje

Hong Kongu feston 10 vjetorin si pjesë e Kinës


Presidenti kinez Hu Gjintao kryesoi festimet e sotme në Hong Kong për të shënuar 10 vjetorin e kthimit të kësaj ish kolonie britanike nën kontrollin e Kinës. Flamuri i kuq i këtij territori u ngrit dhe murgjit budistë u ranë këmbanave për të festuar përvjetorin e ditës kur Britania ia dorëzoi Kinës këtë territor pas kolonizimit prej 156 vjetësh. Në fjalimin e tij, presidenti kinez Hu Gjintao, në vizitën e tij të parë zyrtare në Hong Kong, tha se demokracia e këtij territori po zhvillohet në mënyrë të rregullt. Por ai nuk përmendi ndonjë afat për më shumë të drejta për të votuar. Pas fjalimit, udhëheqësi kinez u nis për në qytetin jugor të Kinës, Shenzhen. Krahas festimeve të sotme organizuar nga qeveria, dhjetra mijëra banorë të Hong Kongut po marshojnë në përkrahje të demokracisë. Si në vitet e mëparëshme, pretestuesit kërkojnë të drejtën për të zgjedhur me vota të drejtpërdrejta udhëheqësit e tyre. Hong Kongu qeveriset në bazë të politikës një vend – dy sisteme dhe gëzon të liri më të gjera politike e shoqërore sesa kinezët e tjerë në republikën popullore të Kinës. Festimet e sotme përfshinë parada me pjesmarrjen e mijëra njeërzve të veshur me kostume kombëtare kineze. Festimet u mbyllën me një seri fishkezjarrësh në qiellin mbi bregun Viktoria./al/

XS
SM
MD
LG