Lidhje

Grupi muzikor amerikan Reliant K. me albumin e tij të pestë


I cilësuar si një prej grupeve më të suksesshëm të muzikës gospel, grupi Reliant K, ka hedhur në treg albumin e ri. Djemtë nga Ohajo, kanë sjellë në këtë album, tekste dhe këngë të gëzueshme për adhuruesit e tyre amerikan.

Albumi i ri i grupit Reliant K” Five score and seven years ago”, përmbledh disa nga këngët e tyre më humoristike dhe më të gëzueshme që flasin për marrëdhëniet mes të dashuruarve. Matt Theisssen flet për këngën me titull “The Best thing”

“Kjo këngë është shumë e gëzueshme. Zakonisht këngët kanë histori konfliktuale në tekstet e tyre, kështu krijohet skenari i tyre, por kjo këngë nuk ka konflikt . Thjesht është një këngë e gëzueshme”.

Ai shpjegon se si është vendosur titulli i CD.

“Ne kemi bërë ture dhe kemi krijuar për këtë album për rreth 7 vjet, dhe u bënë rreth 5 pjesë të punuara për të. Unë doja që të kishim numrin pesë në titull pasi është albumi ynë i pestë, dhe hera e parë që një album e krijojmë si bashkimin e 5 copëzave. Gjithashtu tani jemi 5 anëtarë në grup, dikur ishim 4. Pra të gjithë këtë e pamë si dicka interesante.”

Fillimisht muzika e grupit nga Ohajo, i cili u krijua në vitin1998, u hodh në treg vetëm në libraritë e krishtera. Por tani që fama dhe suksesi i tyre është shtuar, ata e shohin në këtë mënyrë rrugën e përshkruar prej tyre.

“Grupi nuk ka ndryshuar asnjëherë. Vetëm mënyra e paraqitjes ka ndryshuar. Ne dëshirojmë që të krijojmë këngë që flasin për besimin tonë, pasi ne jemi të krishterë. Mendoj se është e rëndësishme".

Me ndryshimet dhe kërkesat e reja të tregut, ka ndryshuar dhe stili i tyre i të krijuarit. Por kjo nuk do të thotë se grupi është bërë më serioz nga çka qenë.

“ Muzika jonë është bërë më argëtuese vitet e fundit. Ne përpiqemi të gjejmë mënyra të tjera për të portretizuar veten tonë në muzikë, duke mos u mbështetur vetëm tek tekstet e këngëve”.

Matt shpjegon se emri i grupit është si emri i një prej makinave që ka përdorur dikur, e cila ishte mjaft e ngadaltë dhe e vjetër. Ajo shpesh kthehej në objekt humori për tëdhe miqtë e tij,ndaj dhe ai vendosi që grupi i tj të kishte emrin e saj Reliant K./al/

XS
SM
MD
LG