Lidhje

Portugalia merr kryesinë e radhës së Bashkimit Evropian


Portugalia mori kryesinë e radhës të Bashkimit Evropian për një mandat gjashtë mujor, gjatë të cilit do të përpiqet të realizojë miratimin e një traktati të ri, që do të reformonte mënyrën e funksionimit të organizatës.

Kryeministri portugez Jose Socrates tha se është optimist, se mund t’i bindë të 27 qeveritë e Bashkimit Evropian që t’i japin mbështetjen traktatit të ri, në një takim të nivelit të lartë në tetor.

Traktati do të zëvendësonte dhe thjeshtëzonte projekt-kushtetutën që u hodh poshtë nga Franca dhe Holanda në vitin 2005.

Të dërguarit e Bashkimit Evropian që u takuan në Gjermani javën e kaluar, ranë dakord që t’i bënin ndryshime dokumentit të ri, por vetëm pasi Polonia tha që t’i linte mënjanë shqetësimet për sistemin e vështirë të votimit të organizatës.

Që atëherë, Polonia ka shtruar shqetësime të reja për mekanizmin e votimit. Zoti Socrates tha dje, se shqetësimet e reja të Polonisë janë keqkuptime që do të sqarohen në bisedimet që do të mbahen më 23 korrik në Bruksel. //kk//

XS
SM
MD
LG