Lidhje

Jemen: Vriten 7 turistë spanjollë dhe dy vendas


Shpërthimi i një makine bombë në Jemen shkaktoi vdekjen e të paktën 7 turistëve spanjollë dhe dy shtetasve jemenas.

Zyrtarët thonë se shperthimi i sotëm vetvrasës në provincën veriperëndimore Marib plagosi shtatë persona të tjerë. Sulmi kishte në shënjestër një varg makinash me turistë në një tempull të lashtë të ndërtuar 3 mijë vjet më parë në kohën e mbretëreshës biblike Sheba.

Askush nuk e ka marrë ende përgjegjësinë por zyrtarët jemenas të sigurimit thonë se dyshimet e tyre bien mbi al-Kaidën. Jemeni është vendlindja e të parëve të Osama bin Ladenit dhe ky terrorist grup ka ndërmarrë një sërë sulmesh në këtë vend, duke përfshirë shpërthimin në vitin 2000 në një anije luftarake amerikane në Aden, ku u vranë 17 marinarë amerikanë.

Jemeni ka qenë një strehë e sigurt për militantët islamistë, megjithatë qeveria e tij ka premtuar se do të mbështesë luftën e Shteteve të Bashkuara kundër terrorizmit.//lk

XS
SM
MD
LG