Lidhje

Robert Zellik filloi nga detyra si drejtor i Bankës Botërore


Robert Zellik është drejtori i ri i Bankës Botërore. Zoti Zellik, ish përfaqësues tregëtar i Shteteve të Bashkuara filloi nga detyra të hënën.

Më 25 qershor, Bordi i Guvernatorëve të Bankës Botërore e miratoi njëzëshëm kandidaturën e zotit Zellik të paraqitur nga Presidenti Bush. Më parë, zoti Zellik kishte shërbyer si nënsekretar i shtetit.

Në krye të Bankës Botërore ai zëvendëson Pol Ulfovitzin, që dha dorëheqjen mes kritikave se kishte ndikuar për t’i rritur pagën një punonjëse të bankës me të cilën ai bashkëjeton.

Po të hënën, "American Enterprize Institute" njoftoi se zoti Ulfovitz do të punojë pranë këtij institucioni konservator si studiues i jashtëm. Zoti Ulfovitz ka qënë numri dy i Departamentit të Mbrojtjes dhe një prej arkitektëve kryesorë të ndërhyrjes amerikane në Irak në vitin 2003.//lk

XS
SM
MD
LG