Lidhje

Policia britanike arreston dy të dyshuar të tjerë


Policia britanike ndaloi dy të dyshuar të tjerë në serinë e fundit të përpjekjeve për të shpërthyer makina bombë bë Londër dhe në Glasgou. Autoritetet thonë se të pandehurit, në moshë 25 dhe 28 vjeçare, u arrestuan të djelën në Glasgou.

Sekretarja e Brendshme britanike Xheki Smith tha në parlament se 6 persona janë marrë nën arrest. Një i shtatë, tha ajo, është në spital në Glasgou ku po trajtohet për djegie të rënda, që iu shkaktuan të shtunën, kur përplasi makinën në terminalin e aeroportit. Shtypi ka njoftuar sot se jashtë spitalit, autoritetet kanë çaktivizuar dy pajisje duke i shpërthyer, por nuk japin hollësi të tjera.

Po ashtu shtypi, duke iu referuar burimeve policore, identifikon një prej të pandehurve me emrin Bilal Abdullah, mjek irakian, i arrestuar në aeroportin e Glasgout. Ndërsa një i ndaluar tjetër, i arrestuar në Liverpul, është po mjek, i diplomuar në Jordani. Të premten, autoritetet çaktivizuan dy makina bombë që u gjetën në qendër të Londrës. Brenda tyre u gjetën bombola gazi, benzinë dhe gozhda. Sipas sekretares se brendshme britnaike, policia, ka kryer kërkime në 19 vende të ndryshme në mbarë vendin. Ajo por nuk dha hollësi të tjera.//lk

XS
SM
MD
LG