Lidhje

Ushtria amerikane akuzon Iranin për ndërhyrje në Irak


Ushtria amerikane akuzoi Iranin se po përdor grupin militant shiit Hezbollah si mjet për të armatosur ekstremistët shiitë në Irak.

Gjeneral Brigate Kevin Bergner u tha gazetarëve në Bagdat se një operativ i rangut të lartë i Hezbollahut ishte kapur në muajin mars në Irakun jugor. Ai tha se forcat elitë iraniane Kuds dhe instruktorët e Hezbollahut stërvisin grupe prej 20 deri në 60 irakianësh në Iran dhe pastaj i dërgojnë ata në Irak për të ndërmarrë sulme.

Gjenerali Bergner akuzoi gjithashtu forcën Kuds për pjesmarrje në një sulm të muajit janar në Karbala, ku u vranë 5 ushtarë amerikanë. Personat e armatosur të veshur me uniforma të tipit amerikan kaluan nëpër rojet e sigurimit para se të kryenin sulmin. Irani mohon se ka gisht në aktivitete ushtarake në Irak.//lk

XS
SM
MD
LG