Lidhje

Demokratët reagojnë ndaj vendimit për Skuter Libin


Vendimi i presidentit Bush, që ish këshilltari i lartë i administratës – Lewis Scooter Libby, të mos vuajë masën e dënimit lidhur me çështjen e identitetit të ish agjentes së CIA-s, ka zemëruar demokratët.

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve Nancy Pelosi tha se vendimi i zotit Bush fal një vepër kriminale. Senatorja e Nju Jorkut Hillary Clinton tha se presidenti ngriti kështu miqësinë mbi ligjin. Republikanët, që kishin bërë thirrje për falje të plotë, e mirëpritën vendimin e presidentit.

Dje, zoti Bush nxori një deklaratë ku thuhej se e mori vendimin pasi dënimi me burgim i zotit Libbi ishte i tepruar. Zoti Libby duhet të paguajë 250 mijë dollarë gjobë dhe do të jetë nën vëzhgim për dy vjet. Presidenti mund ta falë plotësisht zotin Libbi më vonë. Zoti Libby u dënua në mars se kishte gënjyer para një jurie që hetonte çështjen e nxjerrjes së identitetit të një ish agjenteje të CIAs. Juria po përpiqej të gjente kush e zbuloi identitetin e saj në media. //kk//

XS
SM
MD
LG