Lidhje

SHBA, Rusia: Plane për të pakësuar arsenalin bërthamor


Shtetet e Bashkuara dhe Rusia shpallën plane për të pakësuar arsenalin e tyre armëve bërthamore.

Sekretarja e Shtetit Kondoliza Rajs dhe Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov, leshuan sot një deklaratë të përbashkët në Uashington. Në deklaratë thuhet se të dy palët synojnë të realizojnë këtë pakësium strategjik deri në “nivelin më të ulët të mundshëm, në përputhje me interesat e sigurisë kombëtare dhe angazhimet ndaj aleatëve”.

Traktati për Pakësimin e Armëve Strategjike, i njohur me emrin START, pritet të skadojë në vitin 2009. Ende nuk dihet në se ai do të pasohet nga ndonjë traktat tjetër.

Të dyja palët po ashtu ranë dakort të zgjerojnë bashkëpunimin edhe në fushën e energjisë bërthamore për qëllime paqësore. //kk//

XS
SM
MD
LG