Lidhje

Presidenti Bush bën thirrje për durim me luftën e Irakut


Presidenti Bush u bëri thirrje amerikanëve të tregojnë më shumë durim, më shumë kurajo dhe sakrifica për luftën në Irak ndërsa Shtetet e Bashkuara festojnë sot ditën e pavarësisë.

Zoti Bush i bëri komentet sot gjatë një fjalimi në njësinë e Gardës Kombëtare në Martinsburg të Virxhinias Perendimore. Presidenti u bëri thirrje gjithashtu amerikanëve të dalin vullnetarë për të ndihmuar familjet e trupave.

Më 4 korrik të vitit 1776, amerikanët shpallën pavarësinë nga Britania. Komunitete në mbarë vendin organizojnë sot parada dhe ceremoni patriotike si dhe piknikë dhe aktivitete sportive. Në Uashington festimet e ditës kulmojnë në mbrëmje me hedhjen e fishekzjarreve mbi Monumentin kushtuar George Washigtonit. //kk//

XS
SM
MD
LG