Lidhje

Britania rishikon punësimin e të huajve në shërbimin shëndetësor


Kryeministri britanik Gordon Brown urdhëroi rishikimin e procesit të punësimit të shtetasve të huaj në shërbimin shëndetësor të vendit pas arrestimit të një numri mjekësh në lidhje me incidentet e javës së kaluar.

Zoti Brown tha në parlament se autoritetet do të zgjeronin gjithashtu kontrollin e së kaluarës për imigrantët që hyjnë në vend për të gjetur punë në profesione të ndryshme. Të tetë të dyshuarit e ndaluar pas përpjekjeve për sulm me autobombë në Londër dhe Glasgou javën e kaluar kishin lidhje me Shërbimin Shëndetësor Kombëtar të Britanisë.

Gjashtë nga të dyshuarit janë nën arrest në stacionin policor Paddington Green të Londrës. I shtati, Kalid Ahmed, është në një spital skocez ku po mjekohet nga djegiet e marra pas përpjekjes për ta përplasur makinën e tij në një terminal të aeroportit Glasgow. I dyshuari i tetë, me kombësi indiane u arrestua të hënën në Australi ndërsa po përpiqet të largohej. //kk//

XS
SM
MD
LG