Lidhje

Amerikanët festuan Ditën e Pavarësisë


Amerikanët në mbarë Shtetet e Bashkuara e shënuan dje ditën e pavarësisë me fishekzjarre dhe koncerte. Katër korriku shënon lindjen e Shteteve të Bashkuara këtu e 231 vjet më parë në vitin 1776...kur delegatët nga 13 koloni amerikane deklaruan pavarësinë nga Britania. Festimet në kryeqytetin amerikan përfshine koncertin tradicional para ndërtesës së Kongresit dhe më pas, fishekzjarret pushtuan qiellin e Washingtonit. Më herët, më shumë se 1 mijë imigrantë nga vende të ndryshme të botës bënë betimin, duke u bërë kështu shtetas amerikanë. Ndërsa Presidenti Bush, dje ishte në Virxhinian Perëndimore, ku mbajti një fjalim para trupave dhe familjeve të tyre.

Kërcënimet terroriste ishin në qendër të fjalimit me rastin e pavarësisë, që mbajti presidenti Bush para personelit ushtarak dhe familjeve të tyre në Virginian Perëndimore.

“Ne duhet së arrijmë sukses për të mirën tonë. Për sigurinë e popullit ne duhet të përkrahim trupat tona. Duhet të përkrahim qeverinë irakiane dhe duhet të mundim al-Qaidën në Irak.”

Presidenti i doli në mbrojtje strategjisë së tij për Irakun dhe lavdëroi ata që po shërbejnë në ushtrinë amerikane gjatë kohëve të vështira.

“Në këtë luftë kundër radikalëve dhe ekstremistëve, në këtë luftë kundër terrorit, ju po tregoni se kurajoja që na çoi në fitoren e pavarësisë sonë më shumë se dy shekuj më parë është e gjallë dhe ajo mbahet mirë këtu në Virginian Perëndimore.”

Katër korriku shënon 231 vjetorin e ditës kur Shtetet e Bashkuara deklaruan pavarësinë nga Britania. Pas fjalimit, Presidenti Bush u kthye në Shtëpinë e Bardhë, për të parë së bashku me familjen dhe miqtë e tij, fishekzjarret që u hodhën mbi qiellin e kryeqytetit Washington.

Qindra mijëra vizitorë morën pjesë në festimet e mbrëshme në kryeqytetin amerikan, ndërkohë që masat e sigurisë ishin tepër të larta. Masat e sigurisë kanë qënë mjaft të larta në festat e pavarësisë që nga sulmet terroriste të 11 shtatorit 2001 mbi Shtetet e Bashkuara. Katër korriku i sivjetshëm ndodh menjëherë pas disa sulmesh të dështuara në Britaninë e Madhe, çfarë i nxiti autoritetet lokale që të shtonin praninë e policisë gjatë festimeve.//lk

XS
SM
MD
LG