Lidhje

Soçi, qyteti mikëpritës për Lojrat Olimpike Dimërore 2014


Komiteti Olimpik Ndërkombëtar vendosi organizimin e Lojrave Dimërore të 2014-s në qytetin turistik Soçi në Detin e Zi të Rusisë.

Dje, kandidatura e Soçit fitoi në votimin mes anëtarëve të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar të mbledhur në Qytetin e Guatemalës. Raundi i parë i votimit eliminoi Salcburgun e Austrisë. Pastaj Soçi mundi kandidaturën e Pjongçangut të Koresë së Jugut për të fituar në raundin përfundimtar me 51 vota pro dhe 47 kundër.

Shumë jugkoreanë i zhgënjeu humbja e Pjongçangut i cili kishte fituar me vështirësi ndaj Vankuverit të Kanadasë. Fitorja e Soçit ishte një fitore personale edhe për presidentin rus Vladimir Putin, i cili shkoi vetë në Guatemalë për të bindur Komitetin Olimpik Ndërkombëtar. Megjithëse Rusia ka fituar shumë medalje në Lojrat Olimpike Dimërore, ajo asnjëherë nuk ka qenë mikpritëse e këtyre lojrave. //rd//

XS
SM
MD
LG