Lidhje

Gripi i shpendëve mbërrin në Francë


Autoritetet franceze konfirmuan praninë e virusit H5N1 të gripit të shpendëve në tre mjelma të gjetura në lindje të Francës. Ky është rasti i parë i gripit të shpendëve në Francë në më se një vit.

Përmes një deklarate, Ministria e Bujqësisë vinte në dukje rëndësinë e mbrojtjes së industrisë së shpendëve nga virusi dhe kontakti me zogjtë e egër. Pas përfundimit të analizave, Ministri i Bujqësisë Mishel Barnier e ngriti nivelin e rrezikut të sëmundjes nga “mesatar” në “të lartë”. Autoritetet kanë izoluar zonën pranë liqenit ku u gjetën mjelmat e ngordhura.

Franca i ka shtuar masat parandaluese pas gjetjes së një numri shpendësh me virusin H5N1 në Gjermani dhe Republikën Çeke muajin e kaluar. Varianti H5N1 i virusit të gripit të shpendëve ka shkaktuar 191 viktima edhe mes njerëzve, që nga viti 1993, shumica në Indonezi. //rd//

XS
SM
MD
LG