Lidhje

Shqipëri: partitë do të bashkëpunojnë për zgjedhjen e Presidentit


Mbrëmjen e kaluar partitë politike organizuan një tryezë të përbashkët, ku vendosën të bashkëpunojnë për reformat, dhe të zgjedhin me mirëkuptim presidentin e ri të vendit.

Tryeza e partive politike parlamentare vendosi që të zgjedhë me mirëkuptim presidentin e ri të Shqipërisë të djelën e ardhshme në seancën e konsideruar si e treta e këtij procesi. Pas takimit njëorësh në mbrëmje, kryetarët e partive politike parlamentare ranë dakord që të bashkëpunojnë mbi bazën e një platforme për reforma të rëndësishme. Pjesëmarrësit u morën vesh që të ngrenë një tryezë të përbashkët, e cila do të përzgjedhjë kandidatët për presidentë në dy ditët e ardhshme.

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu, deklaroi në emër të tryezës shumëpartiake se konsultimet do të nisin qysh sot paradite deri të djelën. Zoti Mediu tha se "tryeza shumëpartiake nuk do të anashkalojë, por do të respektojë procedurat parlamentare dhe Kushtetutën e vendit".

Edhe për kryetarin e PSD, Skënder Gjinushi, "marrëveshja e arritur po përgatit një zgjidhje të pranueshme nga të gjitha palët".

Aq i lartë është optimizmi nga kjo tryezë shumëpartiake, saqë ata njoftuan Parlamentin që të organizojë votimin për presidentin e ri ditën e djelë, sepse deri atë ditë me siguri do ta kenë gjetur atë.

Bisedimet shumëpartiake rifillojnë mëngjesin e sotëm, me emrat konkretë të kandidatëve për presidentë, në përputhje me kritret dhe cilësitë që duhet të ketë sipas kryetarëve të partive kryetari i ri shtetit shqiptar. //ad//

XS
SM
MD
LG