Lidhje

Jeremiç paralajmëron fqinjët kundër njohjes së njëanëshme të pavarësisë së Kosovës


Ministri i Jashtëm i Serbisë Vuk Jeremiç paralajmëroi Malin e Zi dhe vendet e tjera fqinje, që të mos njohin në mënyrë të njëanshme pavarësinë e Kosovës. Zoti Jeremiç tha sot se njohja e njëanshme e pavarësisë nga vendet Ballkanike do të shkaktonte paqëndrueshmëri afat gjatë në rajon. Ai i bëri komentet në Podgoricë pas bisedimeve me homologun malazes Milan Rocen.

Ndërkohë Presidenti i Serbisë Boris Tadiç shprehu në Bruksel kundërshtimin ndaj pavarësisë së Kosovës. Por ai theksoi gatishmërinë e vendit të tij për të biseduar me udhëheqësit shqiptarë të Kosovës rreth një kompromisi të mundshëm. Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Ban Ki Moon ka bërë thirrje për një vendim të shpejtë për të ardhmen e Kosovës.

Përparimi i deritanishëm në Kosovë do të dëmtohej, tha zoti Ban, në se statusi nuk zgjidhet me shpejtësi. Plani i OKB-së për Kosovën parashikon pavarësi të mbikqyrur. Rusia, aleatja tradicionale e Serbisë, ka thënë se do t’i verë veton çdo plani që nuk gëzon si mbështetjen e Beogradit edhe të Prishtinës. //rd//

XS
SM
MD
LG