Lidhje

Universal Studios - Parku që tërheq vizitorë të shumtë në Shtetet e Bashkuara


Për shumicën e atyre që vizitojnë Kaliforninë “Universal Studios” është një park argëmtimi që duhet ta vizitojnë patjetër. Parku që ka marrë idenë nga studioja e filamve është hapur që nga viti 1964 dhe është një nga destinacionet më të kërkuara për turistët në Shtetet e Bashkuara.

Universal Studios është streha e një nga studiove më të fuqishme në botë. Për ata që vizitojnë këtë park gjigand, prej 400 hektarësh, të bëhen thuajse të vërteta të gjitha aktet që shikon të improvizuara nga robotët. Vizitorët rrethohen nga historia e filmave, aksionet e shkëputura nga filmat apo efektet vizuale nga ekspertët.

Rick Fitzgerald është veteran me Universal Studios: “Për shkak të hisotrisë dhe çfarë ofron, vizitorët kanë rast të udhëtojnë në të kaluarën dhe të përjetojnë skenën e filmit. I dërgojmë ata në kanalet historike...në skenat e filmave si Jurasic Park, thotë Fitzgerald.

Nganjëherë vizitorët kanë rastin të shohin vet aktorët duke punuar në filmimet e rradhës. Në trill tjetër i veçantë është ecja në ambjenten e krijuara tamam si në filmin Jurasic Park.

Regjisori Steven Spielberg thotë se e diti qysh në fillim se filmi me dinosaurë do të ishte pjesë e parkut. “Koncepti për sjelljen e Jurasic Park këtu filloi sëbashku me xhirimet e filmit”, thotë Spielberg.

Një tjetër vepër tërheqëse është edhe “Terminator” i bazuar në triologjinë e filmit fantastik rreth robotëve vrasës. Fituesi i çmimit Oscar James Cameron thotë se parku e ka çuar edhe më lart Terminatorin: “Po mundohemi të largojmë barrierën ndërmjet audiencës dhe filmit përmes futjes së një personazhi në skenë dhe daljen e tij jashtë saj.”

Efektet speciale nxjerrin sekretet e regjisë pas skenës së disa nga filameve më të fuqishëm si Star Trek apo Mummy. Vizitorët gjithashtu kanë rastin të shohin se si krijohen skenat me përleshje, se si shpërthimet spektakolare janë krijuar..dhe se si dublantët mbijetojnë nga rrëzimet e tyre nga ndërtesat e larta.

Nuk është e rastësishme që të shohësh disa nga aktorët të shijojnë ato që ofron parku si Brendan Fraser: “Eshtë e mahnitëshme....është në shpirtin e filmit me aventura dhe skenat e tij. Ka skena serioze por që sjellin edhe nocionin e frikës.” Universal Studios hapi parkun në korrikun e 1964-rës. Që nga ajo kohë mbi 100 milion vizitorë kanë shijuar ato çfarë ofron parku. //rd//

XS
SM
MD
LG