Lidhje

Pakistan: Kleriku thotë se do të vdesë para se të dorëzohet


Një klerik i lartë në xhaminë radikale të rrethuar në Islamabad thotë se preferon të vdesë sesa të dorëzohet. Abdul Rashid Gazi në Xhaminë e Kuqe tha sot se ai dhe qindra pasues brenda xhamisë do të martirizohen por nuk do të dorëzohen. Gazi i bëri komentet e tij në një intervistë televizive. Trupat qeveritare kanë rrethuar xhaminë. Të paktën 19 njerëz u vranë të martën në luftimet midis forcave të sigurimit dhe ekstremistëve. Të shtëna armësh dhe shpërthime u dëgjuan përsëri sot paradite. Qeveria e Pakistanit ka kërkuar dorëzim pa kushte të njerëzve brenda xhamisë. Të paktën një mijë e 100 njerëz, shumica studentë janë larguar nga kompleksi.

Zyrtarët e sigurisë në Pakistan thonë se avioni i presidentit Pervez Musharraf u qëllua me armë zjarri pas nisjes nga një bazë ushtarake në Ravalpindi.

Avioni nuk u godit dhe Gjenerali Musharraf u ul pa probleme në Pakistanin jugor, ku bëri komente para viktimave të përmbytjeve të fundit. Një zëdhënës i ushtrisë tha se qeveria po përpiqet të sqarojë se kush qëlloi por nguli këmbë se avioni i presidentit nuk ishte objektivi i të shtënave.

Megjithatë, zyrtarë të tjerë pakistanezë e quajtën incidentin një sulm të pasuksesshëm ndaj avionit të presidentit.

XS
SM
MD
LG