Lidhje

SHBA: Shtohet trysnia për tërheqjen e trupave nga Iraku


Një komandant i lartë amerikan në Irak i ka kërkuar Kongresit që t’u japë forcave amerikane atje më shumë kohë, ndërsa një senator tjetër republikan me peshë po tërhiqet nga mbështetja për strategjinë e Presidentit Bush për Irakun.

Gjeneral Majori Rick Lynch, komandanti i forcave të koalicionit në Jug të Bagdadit bëri thirrje për durim në një konferencë shtypi sot në Departamentin e Mbrojtjes. Ai tha se nëse Kongresi vendos për fillimin e tërheqjes së trupave amerikane para se forcat irakiane të jenë bërë gati për t’u zënë vendin, kryengritësit do të kthehen përsëri në zonat që i kontrollojnë tani forcat e tij.

Dje, Senatori Republikan Peter Domenici u tha gazetarëve se nuk dëshiron që të vazhdohet me të njëjtën strategji. Ai tha se do të donte një plan të ri që do t’i largonte trupat amerikane nga operacionet e luftimit dhe do të përgatiste terrenin për kthimin e tyre. //rd//

XS
SM
MD
LG