Lidhje

Irak: Mbi 100 të vrarë nga një sulm me bombë


Një sulm me bombë sot në një treg të populluar në Irakun verior, la mbi 100 të vrarë, dhe mbi 250 të plagosur. Autoritete thanë se sulmi vetëvrasës me bombë ndodhi në Emerli, një fshat në verilindje të Bagdatit.

Dje nga dhuna në krahinën Dixhala në verilindje të Bagdatit mbetën të vrarë 22 vete dhe 17 të tjerë u plagosen.

Sot në Bagdat të paktën dy ushtarë irakianë dhe një person tjetër u vranë nga një makinë bombë, e cila kishte si objektiv një pikë kontrolli në lindje të qytetit.

Dhuna ndodh vetëm disa ditë, pasi qeveria irakaine njoftoi për një rënie të ndjeshme të numrit të vdekjeve mes civilëve, pas operacionit të sigurisë nën udhëheqjen e forcave amerikane në dhe përreth Bagdadit.

Sulmet ndodhin ndërsa një numër ligjvënësish me emër të Partisë Republikane të Presidentti Bsuh, po bëjnë thirrje për një strategji të re në Irak.//kk//

XS
SM
MD
LG