Lidhje

Një ish-punonjës shqiptar akuzon për shkelje programin e OKB-së


Një ish punonjës shqiptar i Programit të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim ka thënë se është larguar nga puna, për shkak se kishte njoftuar për shkeljet që kishte bërë ky program.

Qytetari shqiptar Artjon Shkurtaj tha se Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim nuk i kishte vazhduar kontratën, pasi ai kishte ngritur shqetësime se agjencia kishte mbajtur para fallso në zyrat e saj ne Phenian dhe se kishte paguar jo me paratë lokale.

Programi i Kombeve të Bashkuara për Zhvillim hedh poshtë akuzat e zotit Shkurtaj. Zëdhënësi David Morrison tha se agjencia i kishte kërkuar atij të paraqesë fakte dhe informacione rreth akuzave të tij, por ai nuk kishte pranuar.

Një kontroll financiar i Kombeve të Bashkuara publikoi një raport muajin e kaluar, sipas të cilit agjencitë e saj në Korenë e Veriut kishin paguar pagat e punëtorëve me valuta të huaja dhe se kishin punësuar punonjës të zgjedhur nga qeveria e Phenianit.//kk//

XS
SM
MD
LG