Lidhje

Frid: Shtyrja e statusit do të dëmtonte Kosovën dhe rajonin


Sot në Podgoricë ishte për vizitë Ndihmës Sekretari i Shtetit të Shteteve të Bashkuara për Evropen, Daniel Frid. Pas takimit me zyrtarët më të lartë të Malit të Zi, zoti Frid tha se zgjidhja më e mirë për Kosovën është pavarësia e saj. Zoti Frid paralajmëroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës nuk do të lejojnë që zgjidhja e statusit të Kosovës të shtyhet sepse siç u shpreh ai,një gjë e tille nuk do të ishte e mire si për Kosovën ashtu edhe për rajonin.

Z.Frid vuri ne dukje se vendimi perfundimtar për Kosovën do të miratohet në Keshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara. Shpresoj tha z.Frid se do të bashkëpunojmë me Rusinë në Këshillin e Sigurimit.

"Kemi paraqitur propozime te ndryshme,te cilat Rusia nuk i mbeshteti,por do të vazhdojmë të bashkepunojmë me Rusinë në Këshillin e Sigurimit"- tha zoti Frid.

Daniel Frid tha se "Shtetet e Bashkuara nuk mund të lejojnë që zgjidhja e statusit të Kosovës të shtyhet sepse nje gje e tille nuk do te ishte e mire si per Kosoven ashtu edhe per rajonin".

Këto komente z.Frid i bëri sot në Podgoricë pas takimit me zyrtarët e lartë të Malit të Zi. Në bisedime me kryeministrin Zhelko Shturanoviq dhe presidentin Filip Vujanoviq,i dërguari i posaçëm amerikan Daniel Frid i dha mbeshtetje Malit te Zi ne integrimet euroatlantike.

Z.Frid po ashtu paralajmëroi se ambasada amerikane ne Podgorice se shpejti do të fillojë leshimin e vizave per qytetaret e Malit te Zi.Pas Podgorice,ndihmesi i Serkretarit shteteror te SHBA-se,Daniel Frid pritet te vizitoje Prishtinen dhe Beogradin.//kk//

XS
SM
MD
LG