Lidhje

Iraku paralajmëron kundër tërheqjes së trupave amerikane nga vendi


Ministri i Jashtëm i Irakut paralajmëroi sot se një tërheqje e shpejtë e trupave amerikane mund të çojë në luftë civile dhe në disintegrimin e vendit.

Ministri i Jashtëm Hoshjar Zebari tha se pa forcat e huaja Iraku do të përballet me një vakum sigurie. Ai shtoi se forcat irakiane nuk janë gati të kryejnë funksionet policore në vendin e tyre.

Gjatë ditëve të fundit, mbi 250 veta janë vrarë në Irak nga aktet e dhunës. Vetëm një kamjon bombë shkaktoi të shtunën 150 të vrarë në Irakun verior. Nga sulmet e sotme në Irak humbën jetën të paktën 22 veta, mes tyre edhe 9 trupa irakiane, që u vranë nga shpërthimi i një bombe në anë të rrugës në veri të Bagdatit.

Në përgjigje të akteve të fundit të dhunshme, politikanët shiitë dhe suni u bënë thirrje civilëve irakianë që të marrin armët në vetë-mbrojtje. Po sot, Ministri i Jashtëm irakian tha se Turqia ka mobilizuar 140 mijë ushtarë në kufirin e saj me Irakun.//rd//

XS
SM
MD
LG