Lidhje

Birra më e vjetër në botë


Një punishte birre, në shtetin Delaware, ka prodhuar një birrë të re mbi bazën e një formule 9 mijë vjeçare. Një vazhdim një reportazh që na njeh me punishten dhe në Dogfish Head Craft Brewery ku prodhohet birra e quajtur Chateau Jiahu.

Nga më shumë se 1 mijë e 300 punishte birre në Shtetet e Bashkuara, Dogfish Head Craft Brewery në Delawere, shquhet për prodhime unike. “Motoja jonë është që të prodhojmë një birrë të veçantë për njerëz me shije jo të zakonta. Duke u nisur nga kjo traditë, është e qartë se ne nuk do të gjesh tek ne birrë të lehtë, të zakonshme”.

Pronari Sam Calagione thotë se 26 lloje birre të prodhuara në punishten e tij të vogël, i përshtaten shijes individuale të njerëzve, por kanë diçka të përbashkët. “Idetë për birren e prodhuar në kantinën tonë, zakonisht janë të miat të frymëzuara nga dëshira për diçka që nuk ekziston dhe që unë mendoj se do të shkojë mirë”, thotë Calagione.

Kampioni i kësaj birre u zbulua brenda një poçeje, e cila datonte mijëra vjet më parë, zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në fshatin neolitik Jia Hu në Kinën veriore. Patrick McGovern, shpjegon: "Enët prej balte dihet që shërbejnë për të mbajtur lëngje, për t’i ruajtur dhe servirur ato. Shpesh ena prej balte thith përmes poreve lëngun që mbante”. Dr. Patrick McGovern, një arkeokimist në Muzeumin Arkeologjik dhe Antropologjik të Universitetit të Pensilvenias në Philadelphia, gjeti formulen nga mbetja që ndodhej në qyp. Kërkime të kujdeshme treguan se ky kampion i gjetur përmbante oriz, mjaltë, rrush dhe murriz. “Pija e Jia Hu është pija alkoolike më e hershme e gjetur deri më sot në botë. Mendoj që është pak e habitshme që nuk vjen nga Lindja e Mesme. Njerëzit mendojnë se birra dhe vera më e vjetër vijnë nga Lindja e Mesme, por kjo u gjet në Kinë”, thotë McGovern. //rd//

XS
SM
MD
LG