Lidhje

Birra më e vjetër e botës riprodhohet në Amerikë


Një punishte birre, në shtetin Delauer, ka prodhuar një birrë të re, mbi bazën e një formule 9 mijë vjeçare. Në vazhdim ju njohim me punishten në Dogfish Hed Craft Brueri, ku prodhohet birra e quajtur Shato Zhio:

Nga më shumë se 1 mijë e 300 punishte birre në Shtetet e Bashkuara, Dogfish Hed Craft Brueri në Delauer, shquhet për prodhime unike.

“Motoja jonë është që të prodhojmë një birrë të veçantë për njerëz me shije jo të zakonta. Duke u nisur nga kjo traditë, është e qartë se ne nuk do të gjesh tek ne birrë të lehtë, të zakonshme”.

Pronari Sam Calaxhione, thotë se 26 lloje birre të prodhuara në punishten e tij të vogël, i përshtaten shijes individuale të njerëzve, por kanë diçka të përbashkët.

“Idetë për birren e prodhuar në kantinën tonë, zakonisht janë të miat të frymëzuara nga dëshira për diçka që nuk ekziston dhe që unë mendoj se do të shkojë mirë”

Kampioni i kësaj birre u zbulua brenda një poçeje, e cila datonte mijëra vjet më parë, zbuluar gjatë gërmimeve arkeologjike në fshatin neolitik Jia Hu në Kinën veriore.

"Enët prej balte dihet që shërbejnë për të mbajtur lëngje, për t’i ruajtur dhe servirur ato. Shpesh ena prej balte thith përmes poreve lëngun që mbante”.

Dr. Patrik MekGavern, një arkeokimist në Muzeumin Arkeologjik dhe Antropologjik të Universitetit të Pensilvenias në Filadelfia, gjeti formulen nga mbetja që ndodhej në qyp. Kërkime të kujdeshme treguan se ky kampion i gjetur përmbante oriz, mjaltë, rrush dhe murriz.

“Pija e Jia Hu është pija alkoolike më e hershme e gjetur deri më sot në botë. Mendoj që është pak e habitshme që nuk vjen nga Lindja e Mesme. Njerëzit mendojnë se birra dhe vera më e vjetër vijnë nga Lindja e Mesme, por kjo u gjet në Kinë”. //lk

XS
SM
MD
LG