Lidhje

Shqipëria në prag të votimit të dytë për zgjedhjen e presidentit të ri


Në Shqipëri sot do të zhvillohet votimi i dytë për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit. Sërish në garë janë nënkryetari democrat Bamir Topi dhe ish kryetari socialist Fatos Nano. Palët vazhdojnë të jenë thellësisht të ndara. Kryeministri Sali berisha për herë të parë u shpreh qartë se shumica nuk mund të votojë zotin Nano, ashtu sikundër dhe socialistët përsëritën se ata nuk mund të votojnë zotin Topi. Opozita auzoi kryeministrin se prishin konsensusin duke bërë thirrje për të rihapur bisedimet pë një marrëveshje për presidentin e ri, përndryshe vendi do të shkojë drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Votimi i së dielës zyrtarisht u konsideua mbrëmë nga parlamenti si votimi I parë. Raundi i dytë u caktua me vendim të konferencës së kryetarëve të grupeve, ku munguan ata të opozitës, që të mbahet sot në mbrëmje. Panorama mbetet e njëjtë. Edhe deklarimet e djeshme dëshmuan qartë dallimet e thella. Kryeministri Sali Berisha sqaroi se konsensusi i arritur për presidentin u prish për shkak të se sipas tij nuk u pranua largimi i prokuorit të përgjithshëm: "Ne Shqipëri prokuori është i vetmi person mbi ligjin. Nuk ka hetim mbi të se ligjin e ka bërë në atë mënyrë. Vendosa që ëkëtë cështje ta zgjidh me rastin e zgjedhjes së presidentit. I kërkova tryezës që në shenjë vullneti të një mirëkuptimi reciprok së bashku me presidentin të votohet ligji i cili kufizon me 5 vjet mandatin. Ky vullent politk që po zgjidh preidentin ky vullnet duhet të zgjidhë cështjen e prokuorit. U refuzua. S’kishim alternativë tjetër vecse të kthehemi në rrugën kushtetuese".

Por kryetari i grupit socialist Ben Blushi u shpreh se kryeministri kishte vepruar me hile kur e kishte lidhur papritur cështjen e presidentit me atë të prokuroit të përgjithshëm: "Shqiptarët duhet ta dinë se ne nuk kishim ndonjë pakt me ju për prokurorin. Ne nuk kërkuam konsensus për prokuorin e përgjithshëm dhe ju nuk na kërkuat vota për të. Dhe kur erdhëm në tryezë nuk filluam të negociojmë për prorkuorin por për presidentin. Pasi gjetëm presidentin kryeministri juaj vuri kusht për prokuorin dh kjo ishte një hile, që ne nuk e dinim e smund të imagjinonin se do të vihej një gjobë opozitës Më jepni prokuorin t’ju jap presidentin".

Edhe në garën e sotme do të jetë nënkryetari demokrat Bamir Topi dhe ish kryetari socialist Fatos Nano. Mbrëmë për herë të parë kryeministri Sali Berisha u shpreh publiisht se shumica nuk mund të votojë zotin Nano: "Mesazhi m për Fatos Nanon është ky: mazhoranca nuk mundet në asnjë rrethanë të votojë liderin historik të të së majtës shqiptare sikundër kurrë nuk mund ti kërkojë të majtës të votojë Sali berishën president".

Zoti Berisha deklaroi se shumica është e vendosur që cështjen e presidentit ta zgjidhë në parlament e jo më në një tryezë bisedimesh: "Ne këtë procedurë kushtetuese do ta vazhdojmë. Para së gjithash për të respektuar librin bazë të shtetuit, rregullin bazë të shtetit, kushtetutën, ju ftoj të vini, të merrni pjesë në votim".

Por socialistët këmbëngulin se rruga e zgjedhur është e pamundur: " I mbetemi asaj tryeze po ju duhet të hiqni gjobën. Ne duam që presidenti të përfaqësojë një ekulibër forcash dhe jo i majtë apo i djathtë por që të përfaqësoj një ekulibër forcash. Dhe kjo është arsyeja zoti Topi që ne jemi kundër. JU smund të merrni të gjitha pushtetet. Nuk keni mundësi të zgjidhni një president në rrugë parlamentare. E vetmja mundësi është të zgjidhni një president bashkë me ne. dhe një president bashkë me ne do ë thotë një president ekulibrist që nuk është vetëm I joni dhe as I juaji."

Sipas zotit Blushi zgjedhjet e parakohshme po bëhen të pashmangshme dhe se shkaktare sipas tij është shumica: " Ne nuk kemi frikë nga zgjedhjet e parakohshme por nuk jemi shkaktarët e prandaj shkuam në tryezë. Ne nuk duam t’I shkaktojmë shqipërisë zgjedhje të p arakohshme Ne erdhëm në ryezë për të mënjanuar zgjedhjet e parakohshme"

Edhe në seancë e sotme opozita pritet të mos jetë e pranishme gjë e cila do ta kthente edhe këtë votim në një formalitet përsa kohë rrezikohet që në sallë, ashtu sic ndodhi edhe të dielën, të jenë më pak se 84 deputetë, aq sa uhen dhe vota për të zgjedhur presidentin.

XS
SM
MD
LG