Lidhje

Sekretari i Përgjithshëm i OKBsë takohet me presidentin e Kosovës


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Ban Ki-moon tha sot në Bruksel se vonesat e mëtejshme në lëvizjet diplomatike për të përcaktuar statusin përfundimtar të Kosovës mund të sjellin pasoja negative për mbarë rajonin. Zoti Ban tha se çështja e Kosovës është çështja më serioze para së cilës ndodhemi aktualisht. Mungesa e përparimit për zbatimin e rekomandimeve të zotit Ahtisari, do të ishte me pasoja të pafavorshme jo vetëm për vendet e Ballkanit pëor edhe për unitetin e Bashkimit Evropian.

Si Sekretar i Përgjithshëm i OKB-së, tha zoti Ban, do të vazhdoj ta diskutoj këtë çështje me aktorët kryesorë të interesuar. Por, tha ai, udhëheqja e Bashkimit Evropian ka aktualisht një rol jashtëzakionisht të rëndësisëm në këtë aspekt. Zoti Ban u bëri thirrje palëve të interesuara, siç u shpreh ai, që të mos ndërmarrin ndonjë ndonjë veprim të parakohshëm dhe të njëanshëm e cila do ta komplikonte më tej këtë çështje tashmë të komplikuar. Zoti Ban tha se shpreson që Këshilli i Sigurimit të bjerë dakort për një projekt-rezolutë që lejon konsultime 120 ditore për të kapërcyer mosmarrëveshjet midis Rusisë dhe Perëndimit. Shefi i OKB-së foli me gazetarët pas takimit në Bruksel me presidentin e Kosovës Fatmir Sejdiu.

Nga ana e tij, në një konferencë të përbashkët për shtyp me zotin Ban Ki Moon, shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian Javier Solana tha për Zërin e Amerikës tha se procesi i statusit të Kosovës nuk do të jetë një proces i pafund. BE-ja është e gatshme të vendosë në Kosovë misionin e saj. Por për këtë tha ai, ne kemi nevojë për një rezolutë të Këshillit të Sigurimit. Nga ana tjetër, procesi i statusit të Kosovës nuk është një proces i pafund. Ne, tha zoti Solana, nuk e kemi përcaktuar me saktësi kohëzgjatjen e tij por ky proces do të jetë i kufizuar në kohë. //rd//

XS
SM
MD
LG