Lidhje

BE-ja mbështet kandidaturën për kreun e ri të FMN-së


Ministrat e Jashtëm të Bashkimit Evropian, të mbledhur në Bruksel, ranë dakort të mbështesin ish ministrin francez të financave Dominik Straus-Kan si presidentin e ardhshëm të Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Portugalia, e cila mban presidencën e radhës së BE-së, e bëri njoftimin sot rreth pasardhësit të presidentit të tanishëm të FMNsë, Rodrigo Rato nga Spanja. Muajin e kaluar, zoti Rato tha se do të largohet nga posti në tetor para përfundimit të mandatit të tij.

Në një intervistë të shtunën, presidenti francez Nicolas Sarkozi tha se Straus-Kan do të jetë kandidati më i mirë i Francës për postin pasi ka eksperiencën e duhur dhe njeh disa gjuhë të huaja. Presidenti i Fondit Monetar Ndërkombëtar është tradicionalisht një evropian. Shtetet e Bashkuara zgjedhin zakonisht drejtuesin e Bankës Botërore. //rd//

XS
SM
MD
LG