Lidhje

SHBA: Japin dorëheqjen dy drejtuesit e fushatës së senatorit Mëkein


Menaxheri i fushatës dhe kryestrategu i kandidatit republikan për president John McCain dhanë dorëheqjen, çka përbën një goditje për fushatën e senatorit nga Arizona.

Njoftimi për dorëheqjen e menaxherit Terry Nelson dhe kryestrategut me përvojë John Weaver u bë ndërkohë që zoti McCain po mbante një fjalim në Senat, ku po mbronte strategjinë e Presidentit Bush për Irakun. Senatori McCain vazhdon të jetë aleati më i fortë i Presidentit Bush në Senat për çështjen e Irakut. Ai ishte gjithashtu mbështetësi i presidentit për projektligjin e imigracionit që u bllokua javën e kaluar në Senat. Të dy këto pozicione i kanë kushtuar atij humbje të mbështetjes.

Ekipi i fushatës së zotit McCain njoftoi javën e kaluar kishte grumbulluar vetëm 11,2 milion dollarë fonde gjatë 3 muajve të fundit, gjë që çoi në shkurtime të pagave dhe personelit të fushatës. Anketat e fundit të opinionit tregojnë se zoti McCain është prapa ish kryetarit të bashkisë së Nju Jorkut, Rudi Xhuliani në garën për të fituar emërimin e Partisë Republikane për zgjedhjet presidenciale të vitit 2008. //rd//

XS
SM
MD
LG