Lidhje

Srebrenica rivarros 465 viktima nga masakra e vitit 1995


Familjarët e viktimave të masakrës së vitit 1995 në pjesën lindore të Bosnje-Hercegovinës shkuan sot në Srebrenicë për të përkujtuar 12 vjetorin e vrasjes së tetë mijë burrave dhe djemëve myslimanë.

Gati 30 mijë vetë, përfshi kryeprokuroren e gjykatës së Hagës Carla del Ponde, nuk u ndalën nga shiu i rrëmbyer për të marrë pjesë në rivarrimin e 465 viktimave të indentifikuara së fundi. Eshtrat e tyre u nxorrën nga varret masive dhe më pas u identivikuan përmes analizave të ADN-së. Forcat serbe hynë në enklavën e mbrojtur nga OKBja më 11 korrik të vitit 1995 në Srebrenicë.

Të mbijetuarit thonë se trupat serbe ndanë burrat dhe djemtë myslimanë nga gratë dhe i ekzekutuan ata gjatë ditëve të ardhshme. Në komentet e sotme për një agjenci franceze të lajmeve, kryetari i bashkisë së Srebrenicës Abdurahman Malkiç u tha të pranishmëve se të mbijetuarit kanë përgjegjësinë që të sigurohen se drejtësia vihet në vënd dhe që viktimat të mos harrohen kurrë. //rd//

XS
SM
MD
LG