Lidhje

Al-Kaida mund të kryejë sulme të bujshme në Irak


Ushtria amerikane thotë se pritet që al Kaida në Irak të ndërmarrë sulme të bujshme pas ofensivave të udhëhequra nga trupat amerikane, të cilat kanë penguar veprimtaritë e këtij grupi.

Një zëdhënës ushtarak në Bagdad tha dje se 26 udhëheqës të al-Kaidës në Irak u vranë, ose u kapën gjatë muajve maj dhe qershor. Por ai shton se al Kaida vazhdon të përbëjë kërcënim për sigurinë. Zëdhënësi parashikon që al Kaida do të ndërmarrë sulme për të treguar se nuk është prekur nga ofensivat.//lk

XS
SM
MD
LG