Lidhje

Bush: Çështja Libi është mbyllur


Presidenti Bush tha se është i vetdijshëm se dikush në administratën e tij ndoshta nxorri emrin e një agjenteje të CIAs por shtoi se kjo çështje është mbyllur.

Duke folur me gazetarët në Washington, zoti Bush tha se ai mendon se gjykata mori një vendim të balancuar dhe të drejtë në rastin e ish këshilltarit nënpresidencial Lewis Scooter Libby. Libby u dënua në muajin mars se kishte gënjyer në dëshminë për të sqaruar se kush e kishte nxjerrë identitetin e ish agjentes së CIA-s Valerie Plame.

Libby është personi i vetëm i akuzuar në lidhje me çështjen. Në fillim të skandalit, zoti Bush la të kuptohej se ai do të merrej vetë me këtë problem ose ndoshta do të shkarkonte cilindo që do të kishte nxjerrë informacionin. Në fillim të muajit, zoti Bush ia hoqi dënimin prej dy vjet e gjysmë zotit Libby duke thënë se dënimi ishte i tepruar.

Libby pagoi një gjobë prej 250 mijë dollarësh dhe do të jetë nën vëzhgim për dy vjet. Presidenti tha sot se çështja është tani e mbyllur. //iç//

XS
SM
MD
LG