Lidhje

Bush: Al-Kaida është dobësuar por mbetet kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara


Presidenti Bush tha se rrjeti terrorist i al-Kaidës është dobësuar por mbetet kërcënim ndaj Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera. Ai i bëri komentet për gazetarët në prag të një takimi të zyrtarëve të administratës për të diskutuar mbi një raport të ri ku thuhet se al-Kaida i ka ripërtëritur aftësitë në një nivel të paparë që nga viti 2001.

Sipas zyrtarëve, raporti i Qendrës Kombëtare për Kundërterrorizmin thotë se al-Kaida ka krijuar baza në Pakistan që nga marrëveshja për paqe që u arrit midis qeverisë pakistaneze dhe udhëheqësve fisnorë në veriperëndim të vendit. Në raport thuhet se marrëveshja largoi praninë e qeverisë së Pakistanit nga kjo zonë dhe lejoi hyrjen atje të terroristëve.

Kreu i departamentit analitik të CIA-s John Kringen i tha një komisioni të kongresit se al-Qaida duket se ka zënë rrënjë në zonat jashtë kontrollit qeveritar në Pakistan. Ai tha se ka patur më shumë stërvitje, shtim të transferimit të parave dhe të komunikimit. Zyrtarët amerikanë thanë ndërkohë se nuk ka informacione konkrete dhe të besuesme zbulimi për ndonjë kërcënim të mundshëm terrorist kundër Shteteve të Bashkuara. //iç//

XS
SM
MD
LG