Lidhje

Putin: Marrëdhëniet SHBA-Rusi nuk duhet të ndikohen nga zigzaket politike


Presidenti rus Vladimir Putin tha se marrëdhëniet midis Shteteve të Bashkuara dhe vendit të tij nuk duhet të ndikohen nga zigzaket e prirjeve politike. Zoti Putin tha sot se lidhjet e dyanëshme nuk duhet të varen nga klima politike siç janë fushatat elektorale.

Ai i bëri komentet në një konferencë me diplomatë rusë, amerikanë dhe ish ministra përfshi ish sekretarin amerikan të shtetit Henry Kissinger dhe ish kryeministrin rus Yevgeny Primakov, në shtëpinë e pushimit të presidentit në afërsi të Moskës.

Grupi është mbledhur në Rusi në një konferencë të quajtur Rusi-SHBA: Një Vështrim drejt së Ardhmes. Agjencia e lajmeve Interfax citon zotin Putin i cili bëri thirrje për një qasje globale në marrëdhëniet midis të dy vendeve. Ai tha se theksi duhet të vihet tek çështjet që u interesojnë njerëzve, siç janë ekonomia botërore, mospërhapja e armëve dhe energjia. //iç//

XS
SM
MD
LG