Lidhje

Perandoria e Xhorxh Lukasit


Ai është regjisori dhe krijuesi i njërit prej filmave më të sukseshëm në historinë e Hollywoodit dhe ka një nga kompanitë më të fuqishme në botë për regjinë dhe efektet speciale. Ai është George Lucas dhe ka një pasuri personale prej mbi 3 miliard dollarësh.

George i cili themeloi “Lucasfilm” në vitin 1971 ka arritur të krijojë një nga kompanitë më të sukseshme të pavarura në botë, duke prodhuar pesë nga 20 filmat më fitimprurës ndonjëherë, përfshi Star Wars dhe Indiana Jones.

Fillova një kompani të vogël që të bëja filamat e mi dhe duke qënë jashtë influencës së Hollivudit....nuk kisha ku të mbështetesha përveçse vetes time, kështu që ja arrita të ndërtoja një perandori që nuk egzistonte dhe faktikisht nuk ishte synimi im.

Gjatë xhirimeve të serialit të parë të Star Wars, George hoqi dorë nga parapagesa për regjinë e filmit dhe negocioi liçensimin e të drejtave të filmit...të drejta për të cilat studioja mendoi që nuk kishin asnjë vlerë.

Gjykim tepër i gabuar!. Ky vendim e pasuroi Lucas qindra milion dollarë, ndërkohë që ishte në gjendje të përfitonte drejtpërdrejt nga lojrat elektronike si dhe sendet e tjera të krijuara enkas për Star Wars. Që të gjitha sëbashku, filmat, lojërat dhe efektet speciale i sjellin atij fitime prej rreth 1 miliard dollarësh në vit.

Kompania e tij e efekteve “Industrial Light & Magic” ka prodhuar efekte speciale dhe animacione për rreth dyqind filma përfshi “Harry Potter” “Minority Report” dhe “Piratët e Karaibeve”. George u bashkua me mikun e tij të vjetër Steven Spielberg për bashkunimin më të suksesshëm në histori, serialin e filmave “Indiana Jones”. Me regji të Spielberg dhe Lucas në rolin e producentit “Indiana Jones” korri fitime kolosale.

Sëbashku dy gjigandët e filmave zotërojnë një pasuri prej 6,3 miliard dollarësh. Me miliona dollarë të fituara nga filmi i parë “Star Wars”, George ndërtoi perandorinë e tij të filmit.

Vila e tij ka një kinema, një liqen të ndërtuar nga dora e njeriut dhe një observator në maje të kodrës...Vila e tij 100 milion dollarëshe strehon edhe divizionin Skywalker për regjistrimin e zërave. Kjo kompani i ka dhuruar George përveç miliona dollarëve edhe tetë çmime Oscar. Lucasfilm arriti të krijonte dhe një sistemi zeri THX...për tu përdorur nëpër kinema, apo lojrat elektronike.

Duke qënë truri pas Star Wars, Lucas u bë një nga njerëzit më të fuqishëm, respektuar dhe i pasur në Hollywood. Sipas revistes Forbes në vitin 2005, George Lucas kishte fitime personale prej 3 miliad dollarësh në vit. Imagjinata e përkryer e tij frymëzoi një gjeneratë të re për të ndjekur ëndërrat dhe vetëm kjo ja vlen sa të gjitha paratë në botë.

XS
SM
MD
LG