Lidhje

Surroi: Rusia nuk duhet të ketë në dorë të ardhmen e Evropës


Anëtari i Grupit Negociator të Kosovës për Statusin dhe Kryetar i Partisë “Ora” Veton Surroi, i bëri thirrje fuqive perëndimore të përpiqen për ta frenuar ndikimin e Rusisë në çështjet evropiane, mes tyre edhe statusi i ardhshëm i Kosovës.

Në një intervistë që dha sot për Agjencinë Assosiated Press, zoti Surroi tha se Rusia nuk duhet të ketë fuqinë e vetos në proceset historike të Evropës. Dje, zoti Surroi i bëri thirrje udhëheqjes së Kosovës të pranojë, që strategjia e tanishme për arritjen e pavarësisë nëpërmjet një rezolute në Këshillin e Sigurimit ka dështuar.

Surroi tha gjithashtu se ndarja e Kosovës mbi baza etnike do të ishte zgjidhja më e keqe, që do të çonte në mungesën e qëndrueshmërisë në mbarë rajonin.

Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian dje qarkulluan variantin më të fundit të projektrezolutës në Këshillin e Sigurimit. //kk//

XS
SM
MD
LG