Lidhje

Presidenti Bush mbron strategjinë e administratës për Irakun


Presidenti Bush përdori fjalimin e tij në radio për të mbrojtur strategjinë e administratës së tij në Irak, pas një raporti këtë javë për përparimin ushtarak dhe politik atje.

Presidenti Bush i pranoi sot përfundimet e raportit sipas të cilit qeveria irakiane nuk ka bërë përparim të mjaftueshëm për tetë çështje, si ndarja e të ardhurave nga nafta dhe përgatitja për zgjedhjet lokale. Por ai nënvizoi përparimin që irakianët kanë bërë në tetë drejtime të tjera, si vënia në dispozicion e tre brigadave për ofensivën amerikane dhe ngritja e stacioneve të përbashkëta të rendit në Bagdad.

Presidenti tha se strategjia e administratës së tij është hartuar mbi idenë se përparimi për çështjet e sigurisë do të sjellë përparim politik.

Por ish oficeri i ushtrisë dhe veterani i luftës së Irakut Brandon Friedman tha sot se misioni aktual ushtarak nuk do t’i zgjidhë problemet politike në Irak. Friedman foli në emër të partisë demokrate. //kk//

XS
SM
MD
LG