Lidhje

Rusia pezullon pjesëmarrjen në Traktatin e Kontrollit të Armëve


Presienti rus Vladimir Putin ka pezulluar pjesmarrjen e vendit të tij në traktatin evropian të kontrollit të armëve.

Kremlini tha sot, se zoti Putin nënshkroi dekretin, i cili pezullon pjesëmarrjen ruse në traktatin evropian të armëve konvencionale, i cili kufizon numrin e tankeve, te artilerisë së rëndë dhe aeroplanëve luftarakë që mund të vendosen në Evropë dhe Rusinë perendimore.

NATO reagoi, duke e quajtur këtë lëvizje të Rusisë si hap në drejtim të gabuar. Një zëdhënës i NATOs tha se aleatët e konsiderojnë këtë traktat si një gur themeli të paqes rajonale. Traktati fillimish u nënshkrua në vitin 1990 dhe ishte rishikuar në vitin 1999, pas prishjes së paktit të Varshavës.

Rusia e kishte ratifikuar marrëveshjen e rishikuar, kurse Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë nuk e kishin bërë këtë gjë. Ata thonë se Rusia nuk e kishte respektuar këtë marrëveshje, që kërkonte tërhequjen e trupat ruse nga Gjeorgjia dhe Moldovia. Duke bërë të ditur mospjesemarrjen e vendit të tij në Traktatin për Armët Konvencionale, zoti Putin theksoi si shkak, vonesën e ratifikimit të marrëveshjes së mbikqyrur nga anëtarët e NATO-s.//lk

XS
SM
MD
LG