Lidhje

Shpenzimet për median dixhitale: Dy trilionë dollarë deri në vitin 2011


Media dixhitale pritet të rritet me një ritëm të shpejtë gjatë pesë viteve të ardhshme dhe parashikimet janë që deri në vitin 2011, shpenzimet në këtë fushë do të kapin rreth dy trilionë dollarë. Sipas parashikimit për pesë vitet e ardhshme interneti, televizioni dhe lojrat elektronike do të jenë më të preferuarat.

Kompania Price Waterhouse Coopers thotë se deri në vitin 2011, shpenzimet për përshtatjen e kompjuterave personalë, teknologjisë pa kabëll dhe televizionin do të kalojnë më shumë se 50 për qind të shpenzimeve totale në këtë industri. Marcel Fenez është menaxher në kompaninë Waterhouse Coopers.

Në përgjithësi ne po hyjmë në një periudhë eksituese për industrinë. Rritja është e madhe dhe kjo rritje po bëhet në drejtime të ndryshme nga ç’ka qenë më parë. Nuk ka dyshim që kjo industri karakterizohet nga aftësia për transmetime me një numër të zgjeruar frekuencash dhe teknologjia pa kabëll, por për industrinë kjo do të thotë shanse më të shumta dhe transformim”.

Ndryshimet më të mëdha bëhen në katër sektorë kryesorë: interneti, përhapja e televizionit, lojrat elektronike dhe kazinotë. Një e katërta e rritjes në këtë drejtim do të bëhet në Brazil, Rusi, Indi dhe Kinë.

“Tregjet e mëdha të Kinës dhe Indisë janë në krye të kësaj rritjeje, por këtë vit ajo që po shohim është shfaqja e Amerikës Latine si një burim vërtet i fuqishëm zhvillimi. Megjithëse kjo rritje nuk është aq sa në Azi, nuk ka dyshim që po zhvillohet me shpejtësi”.

Ajo që bie më shumë në sy është rritja e komunikimeve pa kabëll. Në Indi për shembull, ka një rritje mesatare prej 6 milionë abonentësh për celularë. Ja ç’thotë Fenezi për rritjen deri në vitin 2011.

“Njerëzit do të shpenzojnë më shumë për lojra elektronike se ç’kanë shpenzuar për muzikën. Dhe në fund edhe kazinotë, megjithëse jo të lidhura me këto media dixhitale, po përhapen veçanërisht në Azi, ku Macau është më e madhe se Las Vegasi dhe ku po përhapen edhe në Singapor”.

Ka gjithashtu edhe sfida të tjera, mes së cilave mbrojtja e pronës intelektuale.

“Në pjesë të ndryshme të botës dhe në shkallë globale po shohim shkarkime të paligjshme në internet dhe forma të tjera kontrabande. Një nga rrugët për ta luftuar këtë dukuri është të shqyrtohen modele alternative biznesi që janë më shumë të përqendruara tek reklamat”.

Kompania Price Waterhouse Coopers thotë se shpenzimet për reklama pritet të rriten me mbi 100 miliardë dollarë për pesë vjet, pjesërisht edhe falë përhapjes me ritëm të shpejtë të internetit.

XS
SM
MD
LG