Lidhje

Shtëpia e Bardhë hedh poshtë planin e dy senatorëve për Irakun


Këshilltari i amerikan i Sigurisë Kombëtare, Stephen Hadley thotë se Shtëpia e Bardhë hodhi poshtë planin e paraqitur nga dy senatorë republikanë me influencë për pakësimin e trupave luftarake amerikane në Irak.

Sot gjatë një interviste televizive, zoti Hadley tha se Presidenti Bush nuk do ta ndryshojë planin e tij për shqyrtimin e ecurisë në Irak në muajin shtator. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara do të duhet të qendrojnë të angazhuara në Irak për një periudhë të konsiderueshme kohe.

Të premten senatorët John Warner dhe Richard Lugar propozuan një amendament bashkangjitur një projektligji për mbrojtjen që bën thirrje për një strategji të re. Projektligji i kërkon presidentit Bush plane që do t’u hiqnin trupave amerikane funksionin e frenimit të dhunës sektare dhe do t’i përqendronin ato në mbrojtjen e integritetit territorial dhe moslejimin e terroristëve të huaj të hynin në vend. //kk//

XS
SM
MD
LG