Lidhje

Amerikanët nderojnë ish-zonjën e parë Lady Bird Johnson


Njerëz të shumtë u rreshtuan sot në anë të rrugëve të qytetit Austin në shtetin Teksas për t’i bërë homazhe zonjës Lady Bird Johnson, e veja e ish-presidentit amerikan Lindon Johnson, e cila vdiq të mërkurën nga shkaqe natyrore në moshën 94-vjeçare. Njerëzit duartrokitën ndërkohë që autokolona funebre me arkivolin kaloi nëpër rrugët e qytetit për në vendin e varrimit në fermën e familjes në Stonewall të Teksasit.

Në shërbesën për nder të saj dje, ajo u vlerësua për përmirësimin e arsimit parashkollor dhe për zbukurimin e hapësirave publike në Shtetet e Bashkuara. Bashkëshorti i saj, Ish-presidenti Johnson vdiq në vitin 1973.

Dy ish presidentë, Jimmy Carter dhe Bill Clinton dhe pesë zonja të para, Laura Bush, Barbara Bush, Hillary Clinton, Rosalynn Carter dhe Nancy Reagan ishin mes të pranishmëve në funeral. Vajzat dhe familjarë të tjerë të familjes i bënë nderimet e tyre privatisht para se fillonin homazhet nga publiku. //kk//

XS
SM
MD
LG