Lidhje

Vladimir Gjorgjeviç nuk pranon fajësinë nën 5 akuza


Ish-gjenerali serb, Vladimir Gjorgjeviç, nuk pranoi fajësinë nën 5 akuza për persekutimin dhe vrasjen e shqiptarëve të Kosovës.

Ndihmësministri i brëndshëm i Serbisë dhe zyrtari më i lartë i forcave policore në periudhën 1997-2001 doli sot para gjykatësit në gjykatën e Hagës për krimet e luftës në ish Jugosllavi. Nuk është caktuar ende data e gjyqit.

I dyshuari 58 vjeçar, aleat i ngushtë i ish presidentit jugosllav, Sllobodan Millosheviç, u arrestua në Mal të Zi në muajin qershor, pasi qëndroi i fshehur për gati 4 vjet.

Gjorgjeviç është akuzuar për planifikimin dhe nxitjen e krimeve në Kosovë në vitin 1999, përfshirë edhe deportimin e detyruar të 800 mijë shqiptarëve. Ai akuzohet gjithashtu për persekutimin dhe vrasjen e qindra civilëve shqiptarëve. //ze//

XS
SM
MD
LG