Lidhje

Britania do të dëbojë 4 diplomatë rusë


Britania e Madhe thotë se po dëbon 4 diplomatë rusë për shkak se Moska ka refuzuar të dëbojë një person që dyshohet për vrasjen vitin e kaluar të një ish agjenti rus në Londër. Sekretari i Jashtëm britanik, David Miliband, tha se Londra po pezullon edhe bisedimet me Moskën për çështjen e vizave.

Ministria e Jashtme britanike nuk e specifikoi as ranguan dhe as pozitën ae katër rusëve që po dëbohen. Rusia nuk i është përgjegjur njoftimit të Britanisë së Madhe. Por autoritetet ruse kanë vënë në dukje se kushtetuta e vendit ndalon dorëzimin në vende të huaja të personave të dyshuar për krime.

Londra kërkon ndjekjen penale të biznesmenit rus dheish agjentit Andrei Lugovoi për vrasjen e Litvinenkos. Lugovoi nuk e paranon të ketë qënë i implikuar në këtë vrasje. Miliband e ka akuzuar Moskën se nuk e ka marrë seriozisht shqetësimin e Britanisë së Madhe për helmimin në muajin nëntor të ish agjentit Aleksandër Litvinenko, i cili ishte bërë kritik i ashpër i Kremlinit. Litvinenko vdiq më 23 nëntor në një spital të Londrës, tri javë pas helmimit me polonium. //ad//

XS
SM
MD
LG