Lidhje

Të diplomuarit e universiteteve kineze nuk gjejnë vende pune


Të diplomuarit nga universitet kineze e kanë gjithnjë e më të vështirë të gjejnë punë. Gjatë kësaj dekade, regjistrimi në universitetet e Kinës është dyfishuar dhe numri i të arsimuarve që kërkojnë punë është në një nivel rekord. Objektivi i qeverisë ishte që të dilnin më shumë punonjës të kualifikuar për ekonominë kineze, e cila po zhvillohet me ritme të shpejta. Megjithatë, për më shumë se gjysmën e studentëve të diplomuar nga universitet - rreth 5 milonë - papunësia është perspektiva kryesore.

Muaj përpara diplomimit, studentët e universitetit të Pekinit shkojnë në panaire pune, fillojnë të aplikojnë për vende të ndryshme pune duke siguruar përvojën e duhur në procesin e gjetjes së një pune.

Rret 100 mijë vende pune do të ofrohen në tregun e Pekinit këtë muaj, por numri i të diplomuarve është shumë më i lartë. Konkurenca është e ashpër.

Li Yan nuk ka vëllezër dhe motra. Ajo është rasti tipik i politikës kineze një fëmijë për familje.

“Familja ime ka bërë shumë për mua, dhe unë dua të bëj shumë për familjen time. Po bëj të pamundurën për t’ua shpërblyer prindërve.”

Si shumë të rinj kinezë, Li Yan nuk punoi gjatë shkollës së mesme. Ajo punon vetëm në punë të veçanta kur ka mundësi. Prindërit e saj i kanë mbuluar të gjitha shpenzimet e shkollës. Në shkëmbim prindërti presin që ajo t’u japë një të katërtën e rrogës me të filluar punë.

“Unë dua me të vërtetë të ndihmoj familjen time. Unë i kam kaluar të njëzetat dhe kam nevojë të punoj për të siguruar të ardhura për veten time dhe për të bërë familjen të lumtur.”

Por pa eksperiencën e duhur, është e vështirë të gjesh punë. Për një numër në rritje punëdhënësish, mbarimi me rezultate të mira universitare nuk mjafton. Ata kërkojnë si rezultate ashtu edhe eksperiencë. Yang Chun Xiu punon për një kompani rekrutimi.

“Numri i të diplomuarve shtohet nga viti në vit, por ata nuk dinë të pozicionohen në tregun e punës. Shumica e kompanive kërkojnë njerëz me eksperiencë, kështu që është e vështirë për studentët e sapodiplomuar të gjejnë punë”.

Yang thotë se kompanitë preferojnë kandidatë me eksperiencë pune 2 – 3 vjeçare për t’u ardhur në ndihmë bizneseve të tyre në rritje. Expertët thonë se kriza e punës është më e ndjeshme në qytet e mëdha, ndërsa në fshat, disa kompani përballen me mungesë të punonjësve të kualifikuar.

Hu Xingdou është profesor i ekonomisë në Institutin e Teknologjisë në Pekin. Ai tha se të diplomuarit duhet të kuptojnë që jo të gjithë ëndërrat e tyre bëhen realitet menjëherë pas diplomimit.

“Disa studentë mendojnë se duke mbaruar universitetin janë pjesë e elitës, që ndoshta është e vërtetë, por emgjithatë ata duhet të radhiten me forcat e punës. Nuk ka shumë të diplomuar, por ata nuk ndodhen në zonat e duhura.”

Si të gjithë të rinjtë kudo në botë, studentët e diplomuar kinezë, nuk duan të lergohen nga jeta dhe mundësitë e qyteteve të mëdha, për të shkuar në vende ku jeta nuk është aq tërheqëse, kështu që panaire të tilla pune do të vazhdojnë të tërheqin një numër të madh aplikantësh për çdo vend pune. //kk//

XS
SM
MD
LG