Lidhje

Moska propozon një traktat të ri mbi forcat konvencionale në Evropë


Ministria ruse e Mbrojtjes propozoi një traktat të ri ose një version të ri të një marrëveshjeje ekzistuese mbi dislokimin e Forcave konvencionale në Evropë.

Një gjeneral i lartë tha sot në një konferencë shtypi në Moskë se traktati aktual i nënshkruar në vitin 1992, të cilit iu bënë amendamente 7 vjet më pas, është tani i vjetëruar. Ai hodhi poshtë gjithashtu thirrjet e Natos për një konferencë tjetër për rigjallërimin e traktatit.

Presidenti rus Vladimir Putin pezulloi pjesëmarrjen e Rusisë në traktat të shtunën, pasi kritikoi vendet anëtare të Natos se nuk kishin ratifikuar variantin me amendamente të traktatit.

Gjenerali parashtroi më pas idenë që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të hartojnë një variant më të thjeshtë të Traktatit Strategjik për Pakësimin e Armëve, START, i cili skadon në vitin 2009. Media ruse e citoi gjeneralin të ketë thënë se të dyja vendet nuk duhet të lejojnë vakum në sferën strategjike të kontrollit të armëve. Ai shtoi se Shtetet e Bashkuara nuk u ishin përgjigjur sugjerimeve ruse lidhur me traktatin. //ad//

XS
SM
MD
LG